Ekonomi

FMN optimiste këtë vit për ekonominë, ulja në vitin 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu si Banka Botërore ka korrigjuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN projekton një rritje më të madhe për 2018-ën në nivelin e 4%, kurse viti i ardhshëm parashikohet nga FMN të ketë re në qiell. PBB e Shqipërisë për 2019 sipas FMN-së pritet të jetë 3,7%.

Në një qasje krahasuese me rritjen e vendeve të rajonit Shqipëria renditet krah Hungarisë, Kosovës, Serbisë dhe Rumanisë, pas Polonisë duke lënë mbrapa Turqinë, Bullgarinë, Kroacinë, etj.

Parashikimi për ekonominë botërore

Raporti më i fundit i FMN-së për parashikimin e ekonomisë globale thotë se rritja do të mbetet e qëndrueshme me një ulje të lehtë gjatë 2018–19-ës në nivelin e vitit që shkoi në 3.7 %. Kjo rritje, citon raporti, tejkalon arritjet e viteve mes 2012 dhe 2016-ës. Ka ndodhur që shumë prej ekonomive kanë arritur ose janë afër punësimit të plotë  pas shpërthimit të frikës deflacioniste. Për këtë, politikbërësit kanë ende një mundësi të shkëlqyer për të qenë elastik dhe të implementojnë reforma rritjeje.

Prillin e kaluar, dinamika e gjerë e ekonomisë botërore, vijon raporti, na lejoi të kemi një projeksion prej 3.9 si për këtë vit, ashtu edhe për vitin e ardhshëm. FMN duke marrë në konsideratë zhvillimet botërore, gjykoi se shifrat e parashikuara rezultonin më optimiste se ç’duhej: më shumë se sa rritjue, ekonomia ka qëndruar në 3.7 %.

Sipas FMN-së rritja ka provuar të jetë më pak e ekuilibruar se çfarë shpresohej. Rreziqet që i kanosen ekonomisë janë rritur pasi siç shpjegon raporti, në shumë sektorë të ekonomisë, rritja është mbështetur nga politika që duken të paqëndrueshme në terma afatgjatë. Prandaj Fondi sugjeron politikëbërësit të veprojnë urgjent.

Rritja e SHBA-ve vërehet të jetë nxitur nga paketa fiskale prociklike, por që parashikohet të bjerë pasi stimujt e saj fiskal sipas raportit shkojnë në të kundërt. Ekonomia është ndikuar nga marrëdhëniet e ndera tregtare me Kinën. Parashikimi për Kinën në 2019 është gjithashtu me ulje. Politikat vendase të Kinës ka të ngjarë të parandalojnë një rënie edhe më të madhe të rritjes sesa ajo që FMN projekton, por me koston e zgjatjes së pabarazive të brendshme financiare.

Në tërësi, përmes një qasje krahasuese me gjashtë muaj më parë, parashikimet për 2018–19 ; vendet e zhvilluara 0.1 pikë përqindjeje më poshtë, duke përfshirë edhe për zonën euro po parashikime me ulje, Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë. Rishikimet negative për tregun në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim janë më të ashpra, përkatësisht në -0.2 dhe -0.4 pikë përqindje, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Këto rishikime janë gjeografikisht të ndryshme, duke përfshirë ekonomi të rëndësishme në Amerikën Latine (Argjentinë, Brazil, dhe Meksikë), Europën në zhvillim (Turqinq), Azinë jugore (Indinë), Azinë Lindore (Indonezinë dhe Maljzinë), Lindjen e Mesme (Iran), dhe Afrikën (Afrikën Jugore)—ghjithashtu Nigerinë, Kazakistanin, Rusinë, dhe Arabinë Saudite që janë mes eksportuesëve të naftës që do të përfitojnë nga çmimet në rritje. Duke folur në një pikëpamje të përghjithshme, FMN sheh shenja të uljes së investimeve dhe të prodhimit, të shoqëruar me dobësim në rritjen e tregtisë.

Rritja e rreziqeve

Me normat e inflacionit bazë kryesisht të ulta, ekonomitë e zhvilluara vazhdojnë të përjetojnë kushte të favorshme financiare. Kjo nuk është e vërtetë për ekonomitë në zhvillim, ku kushtet financiare janë shtrënguar dukshëm në gjashtë muajt e shkuar, shpjegon raporti.

Politika monetare e shtrënguar nga shumë banka qendrore, lufta tregtare,  kanë ndikuar dhe parashikohet të ndikojnë ende në zhvillimet e mëvonshme. Sipas raportit, rreziqet e tjera që tani janë më të dukshme në afat shkurtër lidhen me politikat tregtare. Dy marrëveshje të mëdha tregtare rajonale janë rrugës, Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (e cila pret miratimin legjislativ) dhe Bashkimi Europian (me këtë të fundit negociojnë kushtet e Brexit). Tarifat doganore amerikane për Kinë mund të prishin zinxhirët e furnizimit të vendosur, veçanërisht nëse vazhdohet hakmarrja, vijon më tej raporti.

Në terma afatgjatë

Duke pasur parasysh pasiguritë e momentit, thotë raporti, është shumë e lehtë të heqësh nga vëmendja sfidat afatgjata që na kanë sjellë në udhëkryqet aktuale ekonomike dhe politike. FMN konsideron si sfidë më të madhe për shumë ekonomi të përparuara, rritjen e ngadaltë të të ardhurave të punëtorëve, perceptimet për lëvizjen më të ulët sociale dhe, në disa vende, përgjigje të papërshtatshme ndaj ndryshimeve strukturore ekonomike. Tregu në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim janë të ndryshme dhe përballen me një sërë sfidash afatgjata, thotë raporti,  duke filluar nga përmirësimi i mjediseve të investimeve për reduktimin e dualitetit të tregut të punës në përmirësimin e sistemeve arsimore. Rreziqet e ndryshimeve klimatike gjenden në sfond dhe pritet të intensifikohen me shpejtësi.

Pavarësisht nga niveli i të ardhurave, të gjitha vendet duhet të përgatisin fuqinë punëtore për tu përshtatur me teknologjitë e reja që do të ndryshojnë natyrën e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë