Inflacioni qëndroi i pandryshuar në gusht, ndërsa çmimet e konsumit u rritën me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Kjo përputhet me ritmin e muajit korrik, por ishte pak më e lartë se parashikimi i ekonomistëve, pasi çmimet e benzinës vazhduan të mbajnë lart nivelin e përgjithshëm të çmimeve.
Raporti, i cili tregoi një inflacion më të lartë nga sa pritej, rrit mundësinë që Rezerva Federale (Fed) të bëjë javën e ardhshme rritjen e parë të normës së interesit në më shumë se tre vjet, thanë analistët të premten.
Ekonomistët prisnin që inflacioni në gusht të rritej me një normë vjetore prej 3.3%.
CPI (Indeksi i Çmimeve të Konsumit) është një shportë mallrash dhe shërbimesh që konsumatorët zakonisht blejnë dhe përdoret për të matur ndryshimin e çmimeve me kalimin e kohës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje