Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet. Sipas Bashkisë, është bërë disbursimi i parë që i përkon muajit Janar 2022. Shoqatat e transportit do të marrin në total 120 mijë euro dhe pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Siç e ka njoftuar edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj më herët shuma totale e subvencionit e miratuar si paketë ndihme për operatorët e transportit publik do të jetë 1 milionë euro.
Bashkia ka njoftuar se subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022.
Të martën Shoqata e Transportit kërkoi rritjen e çmimit të i biletës në 80 lekë nga 40 lekë që është aktualisht, si një mënyrë për të përballuar rritjen e çmimit të karburantit dhe problemet e tjera që ka ky shërbim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




