Treg

Argëtimi dhe kultura rrisin inflacionin e shtatorit

Rritet niveli i përgjithshëm i çmimeve për shtatorin krahasuar me një vit më parë. Inflacioni i shtatorit sipas INSTAT arriti në 2,1 %  krahasuar me 1,6 % në shtatorin e një viti më parë.

Edhe për shtatorin shpenzimet për ushqime bazike të shportës kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Rritja e çmimit të shportës së ushqimeve është pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ,“Transport” ,“Argëtim dhe kulturë”,“Pije alkoolike dhe duhan” , etj. Çmimet për shëndetin kanë rënë.

INSTAT thotë se rritja më e madhe e çmimeve për shtatorin 2018 krahasuar me një vit më parë është vërejtur në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë