Përfundimisht për shkak të motit te keq nuk do të ketë votim në tri qendra votimi në zonën e Dukagjinit në Shkodër (Shosh, Pult) me kërkesë të gjithë komisionerëve për shkak se për mbi 5 orë procesi u bllokua si pasojë e kushteve atmosferike.
Moti i keq, temperaturat e ulëta kanë pamundësuar që banorët të marrin pjesë në votime..
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, më herët deklaroi se nëse nuk do të ketë votime për 5 orë atëherë zgjedhjet ne ato qëndra do të anulohen.
Në rast se diferenca mes dy kandidatëve do të jetë më e madhe sesa vetë numri i votuesve në këto qëndra ku procesi u anulua, atëherë zgjedhjet ne Shkodër do të konsiderohen ligjërisht të vlefshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




