Ndryshimet klimatike që po shkaktojnë kërdinë në komunitetet bujqësore në Zimbabve, po i detyrojnë gratë dhe fëmijët e rinj të prostituojnë.
Mendohet se qindra vajza nga rajonet rurale të vendit i janë bashkuar tregtisë së seksit në qytete pasi thatësirat dhe përmbytjet shkatërruan të korrat e tyre.
Adoleshentja Chipo i tha Al Jazeera-s se ajo iku në qytetin Epworth pasi shtëpia e saj në fshat u shkatërrua nga përmbytjet.
Chipo, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj, është në mesin e qindra vajzave nga rajonet rurale të Zimbabvesë që janë përfshirë në prostitucion vitet e fundit.
“Kam ardhur në moshën 16-vjeçare. Nuk kam mundur të mbaroj arsimin për shkak të mungesës së parave. Më vonë, e gjeta veten duke kryer punë seksi”.
Ajo thotë se në vitin 2020, vitin që mbaroi shkollën, priste të mbillte fasule, e cila është një kulturë me më pak punë intensive, në mënyrë që “të mund të paguaja tarifat dhe të merrja me qira një dhomë për të vazhduar shkollimin. Shirat erdhën por u kthyen në përmbytje dhe shkatërruan projektin tim”, tha ajo.
Ndryshimi i klimës do të bëjë që temperaturat mesatare në Zimbabve të rriten me rreth 3 gradë Celsius deri në fund të shekullit, ndërsa reshjet vjetore mund të ulen me 5 deri në 18 për qind, veçanërisht në jug të vendit.
Memory Kanyati, drejtoresha e Këshillit Rinor të Zimbabve, tha se kishte një numër në rritje të fëmijëve në prostitucion.
“Ne po shohim shumë prej tyre të përfshirë në këtë tregti të rrezikshme, një situatë që nuk është e shëndetshme për ta”, shtoi ajo.
Daniel Sithole, një analist klimatik dhe drejtor i Green Shango Trust, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në zbutjen e ndryshimeve klimatike, tha se gratë në të gjithë globin ishin në mënyrë disproporcionale më të prekshme ndaj efekteve të ngrohjes globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




