Ngjarje

Aksidenti tragjik i dy të miturve, drejtuesi i makinës dhe çiklomotorit ishin të dehur

Gazeta Si – Dy drejtuesit e mjeteve, të cilët shkaktuan një aksident tragjik dy ditë më parë në Durrës, janë arrestuar. Policia thotë se në pranga kanë rënë Xhoni Muço 22-vjeç dhe  Sokol Kovaçi 47-vjeç, të cilët në momentin e aksidentit kanë qenë në gjendje të dehur.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Shkozet. I riu Xhoni Muço ka qenë në gjendje të dhur në momentin që ka përplasur motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, ku me të ishin edhe djali i tij me një mik të familjes, të cilët fatkeqësisht ndërruan jetë.

15-vjeçari Franci Kovaçi humbi jetën në vend, ndërsa 13-vjeçari, Danjel Habibi ndërroi jetë pas disa orës në spitalin e Durrësit. Viktimat ishin të dy të komunitetit rom në Durrës.

Motoçikleta ku gjendeshin dy të miturit, ka qenë pa targa dhe ishte modifikuar si karrocë nga 47-vjeçari. Policia shtoi se 22-vjeçarit që drejtonte mjetin tip “Ford”, i është bërë testi i alkoolit me DRAGER, ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motoçliketës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë