Shumë kohë në ambiente të mbyllura na ka lënë më shumë sesa thjesht të çuditshëm. Në mbarë botën, mjekët po diagnostikojnë mungesën e vitaminës D dhe problemet shëndetësore që vijnë me të por ka një mënyrë për të marrë dozën ditore të vitaminës, në mënyrë të shijshme.
Sipas një studimi të vitit 2018 nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit (NAHNES), nivelet e Vitaminës D kanë qenë në rënie që shumë përpara se të godiste Covid-19. “Mungesa e vitaminës D (VDD) dhe pamjaftueshmëria (VDI) po rriten në nivel global dhe ato shoqërohen me rritje të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme”, thuhet në raport.
Vitamina D prodhohet natyrshëm në trup përmes përthithjes së rrezeve ultravjollcë të dritës së diellit në lëkurë, dhe kërkimet përfundimtare identifikojnë vitaminën D si thelbësore për përthithjen e kalciumit në kocka. Sipas Richard Lee, endokrinologut të Universitetit Duke, me rritjen e moshës, nivelet e vitaminës D bien he kjo kontribuon në mënyrë të konsiderueshme, shpjegoi ai, në osteoporozën, forcën e dobët të kockave dhe rritjen e rrezikut të frakturave, “që tek një person i moshuar mund të jenë mjaft shkatërruese”.
Ingibjörg Gunnarsdóttir, profesor i shkencës ushqimore dhe të ushqyerit në Universitetin e Islandës thotë se gjeografia është gjithashtu një faktor. E thënë thjesht: Popullatat që kanë më shumë ekspozim ndaj diellit gjatë gjithë vitit prodhojnë më lehtë vitaminën D.
Në Islandë, për shembull, nuk ka aq shumë diell gjatë dimrit dhe mjekët i rekomandojnë njerëzit që të marrin vitaminën D në formën e vajit të mëlçisë së merlucit, i cili për disa njerëz është një suplement, por në Islandë e konsiderojnë vajin e mëlçisë së merlucit si ushqim.
Kuzhinierët në Islandë e quajnë vajin e mëlcisë së merlucit si një shije të fituar por edhe vetë mëlcia është e mbushur me Vitaminë D.
Gisli Matt dhe Nicholas Gill, kuzhinierë dhe autore librash kuzhine thonë se mëlçia e skuqur në tigan ose e pjekur me produkte të tjera është një zëvendësuese e shkëlqyer e diellit.
Ndërsa mëlçia e merlucit konkurron diellin për Vitaminën D, “një dietë e pasur me peshk në përgjithësi na kalon nëpër dimrat e errët në Islandë”, thotë Matt.
Lee dhe Gunnarsdóttir thonë se burimet më të mira ushqimore të vitaminës D përputhen me dietën nordike. Sipas këshillës së tyre, menyja dimërore në mungesë të diellit duhet të përfshijë shumë peshq si salmon, troftë, sardele, skumbri, peshk shpatë dhe ton, mëlçi viçi dhe të verdhat e vezëve.
Ndërkohë edhe kërpudhat janë një burim i vitaminës D, veçanërisht nëse ato rriten në rrezet e diellit ose me ekspozim ndaj dritës UV. Një studim i vitit 2018 ka nxjerrë që kërpudhat kanë vitamina D por nëse ato janë të freskëta.
Shumica e vitaminës D hyn në dietën e njerëzve nëpërmjet ushqimeve si qumështi, lëngu i portokallit dhe drithërat. Si një vitaminë e tretshme në yndyrë, D tretet lehtësisht dhe absorbohet mirë në traktin gastrointestinal nga shumica e njerëzve. Lee dhe Gunnarsdóttir të dy thanë se ka vetëm një ndryshim nëse ushqimet e pasura me vitaminë D janë të gatuara ose të papërpunuara, të egra ose të kultivuara. Truku është të marrësh mjaftueshëm dhe sa mjafton ndryshon nga personi në person.
Shtesa ditore e rekomanduar në SHBA është 600 njësi ndërkombëtare (IU) për popullatën e përgjithshme dhe 800 IU për të moshuarit. Sipas të dy mjekëve, teprimi me D është mjaft i rrallë (të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 4000 IU në ditë). Ata këshillojnë një ekuilibër midis ushqimeve natyrale të pasura me D, ushqimeve të fortifikuara, suplementeve dhe shumë rrezet e diellit.
Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



