Ngjarje

Morën lekë më fajde, kërcënohen, por policia nuk dallon dot armën

Dy të rinj të cilët u gjendën ngushtë financiarisht zgjatën dorën për ndihmë tek një djalë nga Tropoja, duke i kërkuar borxh. Shuma që ua zgjidhte hallin shtetasve me iniciale D.Z dhe M.Z ka qenë 10 mijë euro. Marrëveshja mes palëve për kthimin me përqindje të parave u firmos në dhjetor 2020 dhe afati që fajdexhiu u vendosi dy vëllezërve nga Tirana ishte data 24 dhjetor 2020. Vëllezërit që sipas burimeve të Gazetasi.al patën sëmurë babain dhe për këtë aryse u duheshin patjetër të ardhura nuk dihet se në ç’mënyrë ranë në kontakt me fajdexhiun me iniciale E.Q, i cili nga ana e tij ka nisur këcënimet për mos repspektim të afatit të caktuar për kthimin me përqindje të parave.


Shtetasi D. Z rrëfehet përpara policisë numër katër në Tiranë dhe sipas burimeve të Gazetasi.al ai shpjegon me detaje çdo moment duke nisur nga bisedat që fajdexhiu zhvilloi me të në rrjetin sociale “whats upp”.

“Halli familjar që kishim na shtyu të kërkonim para me fajde. Ne e likuiduam borxhin brenda kësaj date. Por nga janari E.Q më shkroi se kërkonte të më takonte dhe i thashë të vinte në vendin ku gjendeshim ne” nis denoncimin 28 vjecari. Kërcënimi i tij dhe i familjarëve ndodhi mbasi fajdexhiu ka pretenduar se i kishin vonuar kthimin e parave dhe ndaj gjatë muajit janar 2022 ai ka shkruar i shoqëruar me të tjerë.
“Erdhi dhe na kërkoi edhe dhjetë mijë euro të tjera në formë gjobe, mbasi i kishim vonuar kthimin e parave, ndërkohë që ne ja kemi kthyer sipas ujdisë. Erdhi dhe debate agravoi, na goditi dhe e goditëm dhe ndërkohë na drejtoi thikën dhe nga sulmet na u shkaktua plagë që i mjekuam në spital,” ka deklaruar më tej D.Z.

Policia e cila mbasi ka dëgjuar denoncuesin ka telefonuar menjëherë fajdexhiun, e pretendon se ende nuk është e qartë se kush thotë të vërtetën. Ky i fundit me inicialet E.Q u justifikua duke deklaruar:- “J’u dhashë borxh se kishin babain sëmurë, unë jetoj jashtë Shqipërisë dhe kur u ktheva i kërkova mbasi ata nuk mi kanë shlyer”
28 vjecari nga Tropoja kujton se gjatë 2021 nuk i ka besdisur dy të rinjtë nga Tirana me bindjen se sapo ata t’i zgjidhnin problemet do ja kthenin paratë. Vëllezërit sipas fajdexhiut i kishin pemtuar se duke qenë se ai nuk po i ngushtonte, sepse priste se do t’i jepnin diçka më shumë.

“Nuk e kam idenë çdo të thotë para me fajde apo përqindje, ata e kanë sajuar të gjithë këtë histori duke futur policinë në mes që mos të më kthejnë paratë,”shprehet E.Q.
Ai shton se nuk e ka aspak idenë çdo të thotë para me fajde mbasi nuk ka informacion si zhvillohet ky aktivitet. Ditën e përplasjes me borxhninjtë ai e shpjegon si një takim ku duhet të jepeshin paratë

“Ata dolën dhe më sulmuan menjëherë, nuk kisha thikë në dorë. Më pas dolën nga makina edhe shokët e mi që gjendeshin në makinë,”tregon i riu.
Por çuditërisht polciia mbasi ka administruar kërkesën për kqyrje ekspertimi mjeko-ligjor për të caktuar dëmtimet fizike nga dhuna, përmend për Gazetasi.al se nuk është në gjendje të dallojë nëse ishte i armatosur apo jo fajdexhiu. Ky përshkrim bazohet në kqyrjen e disa kamerave në biznese.

“Ne vërejtëm që shtetasi E.Q në një moment fut diçka nën xhup, por nuk dallohet sendi që ai fsheh”, shkruan policia që lan duart duke theksuar se nuk mund ta caktojë nëse ky send është thikë apo dicka tjetër.
Mbasi ka administruar edhe kamerat e sigurisë policia i thotë Gazetasi.al se nuk arrestoi asnjërin nga palët, jo vetëm për dhunë por as për fajde pasi mungojnë provat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë