Falë rritjes së skajshme të bizneseve të reja, nuk është më e vështirë të gjesh “njëbrirësha” të teknologjisë me start up-et e reja me kapital mbi 1mld dollarë, që po lulëzojnë në vendet me të ardhura mesatare. Gjithsesi, dy start up-e turke janë pak krijime të çuditshme. Fillimisht, ata janë të mëdha. Trendyol, një kompani e-commerce, vlerësohet rreth 16.5 mld dollarë, që automatikisht e bën atë “dybrirësh”. Getir, një pioner shumë i shpejtë i transportit të ushqimeve po bashkohet me këtë kompani.
E dyta, të dyja kompanitë vijnë nga një teren i vështirë. Nga një vend që e ka shkatërruar inflacioni, ka monedhë të paqëndrueshme dhe politika të dobëta, gjë që nuk tërheq investitorët. Mbi të gjitha, profilet e tyre nuk janë ato tipiket, Trendyol drejtohet nga Demet Mutlu, një grua 39-vjeccare dhe Getir nga Nazim Salur, një burrë 60-vjeccar.
Por firmat e tyre vlejnë më shumë se ndonjë firmë tjetër në Turqi. Për një vend që e shikon veten si urë midis Perëndimit dhe Orientit, pamja nga Bosfori duket si Janus, perëndia i tranzicionit, me dy fytyra. Njëra frymëzohet nga Kina dhe tjetra nga Europa e Amerika. Njëra i shmanget dritës, tjetra e kërkon. Njëra drejtohet nga një grua energjike, tjetra nga një burrë “dembel”.
Të dyja kompanitë përmbledhin dimensione të ndryshme të teknologjisë. Kjo i bën ato intriguese për t’i krahasuar.
Divizioni Lindje-Perëndim. Me fjalë të thjeshta, kjo është një zgjedhje midis super-zhvillimeve aziatike ose famës së Silicon Valley. Mbështetësi më i madh i Trendyol është Alibaba dhe në të gjendet shqisa kineze e tregtisë. Firma turke ka të njëjtin model si Alibaba, kontrollon më shumë se 1/3 e blerjeve online në Turqi dhe ofron hapësirë për tregti me 10 mld dollarë në vit fitim. Zgjerimi ndërkombëtarë me shumë mundësi do të kalojë në ekonomitë në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Europën Lindore. Alibaba ia del shumë mirë në vende të tilla.
Në kontrast, mbështetësi kryesor i Getir është Sequoia Capital, firmë amerikane me strategji tipike të Silicon Valley: bëj njëherë emrin dhe më pas paratë. Themeluar në 2015-n, Getir ka zhvilluar një biznes që shkon tek klientët e tij në më pak se 10 minuta. Uljet kanë rritur interesin nga qytetarët. Firma turke ka hapur filialet e saj në 40 vende, Europë dhe SHBA, dhe shpejtësia është e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar konkurrencës.
Salur ka pasur gjithmonë qëllim Amerikën. “Nëse merresh me start up duhet të shkosh aty ku janë start up-et.” Si stili amerikan, ai kërkon vëmendjen e medias. Ai refuzon të flasë për vlera.
Mutlu nuk mund të jetë më ndryshe. Ajo ka krijuar një mur kinez për mediat dhe refuzon çdo kërkesë për intervista. Një ndër pak gjërat që dihet për të është se ajo la shkollën në Harvard për të ngritur Trendyol në Turqi. Ajo ka dhe një tjetër kompani. Sipas të dhënave, nga 1.335 start upe në të gjithë botën, vetëm 185 drejtohen nga një grua.
Për më tepër, Mutlu përshkruhet nga investitorët si maniake e teknologjisë. Ajo është kampione e industrisë tekstile në Turqi, shumë e zonja në ekonominë digjitale dhe ka punësuar pothuajse mbi 50% vetëm femra. Ata që e njohin atë thonë se e ka pasur shumë të vështirë ngritjen e një kompanie dhe nuk dihet arsyeja, sepse është femër apo sepse është turke, apo të dyja.
Ndërtuesit e perandorisë osmane
Këto janë kohë të vështira për startup-et kudo. Të dyja kompanitë janë të vetëdijshme se kanë lulëzuar në një kohë kur financimi i tyre në të gjithë globin është i furishëm dhe ndonjëherë i padiskriminuar. Asnjëri prej tyre nuk ka të ngjarë të bëjë një ofertë publike fillestare së shpejti, të paktën derisa mungesa e vlerësimit të tregjeve publike ndaj privateve të ngushtohet.
Ata janë mësuar dhe me jetën e vështirë në shkollat turke. Duke jetuar në një vend që po e gllabëron inflacioni, ata janë të përgatitur për kërcënimin global të tij. Në një vend ku start up-et nuk njiheshin ata ecën shumë mirë dhe janë shumë krenarë pas emrave të tyre të vështirë për t’u thënë në anglisht. “E mbani mend Arnold Schwarzenegger? Ai nuk e ndryshoi emrin e vet”,-tha Salur.
Burimi:The Economist/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.