Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi 5 protestues të Partisë Demokratike, të cilët u arrestuan pas protestës së të premtes në kryeqytet, e cila degjeneroi në dhunë, hedhje molotovësh dhe reagim me topa uji nga ana e policisë.
Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici.
Ata u arrestuan pasi akuzohen për përdorimin e molotovit dhe fishekzjarrëve dhe përplasjeve me policinë gjatë tubimit.
Ndërkohë, edhe një deputet i PD është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje