Nga Gazeta ‘Si’- Administrata Tatimore ka njoftuar bizneset se kanë vetëm 27 ditë kohë për t’u pajisur më pajisjet POS, për kryerjen e pagesave me kartë.
Sipas njoftimit të Tatimeve, ky detyrim përfshin kryesisht strukturat akomoduese (hotele dhe njësi turistike), shërbimet e transportit, si dhe institucionet dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror.
Vendimi synon rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe reduktimin e përdorimit të parasë cash në transaksionet tregtare, duke e bërë më të gjurmueshëm qarkullimin financiar.
Zbatimi i pagesave elektronike konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës në transaksione dhe uljes së nivelit të informalitetit në ekonomi.
Autoritetet tatimore theksojnë se bizneset nuk duhet ta lënë përmbushjen e këtij detyrimi për ditën e fundit, pasi afati përfundimtar është 30 maj 2026. Pas kësaj date, subjektet që nuk janë pajisur me sistemet e kërkuara do të përballen me masa administrative, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky ndryshim vlerësohet si një nga hapat më të rëndësishëm të viteve të fundit në drejtim të dixhitalizimit të pagesave dhe formalizimit të ekonomisë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje