Lajme

Pozitiviteti mbi 21 për qind dhe pesë viktima, bie numri i të shtruarve në spital

Pesë të vdekur dhe mbi 1600 raste të reja me Covid ka raportuar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit periodik, në këtë hark kohor janë kryer 7812 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 1648 persona, ndërsa po brenda 24 orëve 309 qytetarë janë shëruar.

Pozitiviteti, pra numri i personave që rezultojnë pozitivë në krahasim me numrin total të testimeve të kryera në 24 orët e fundit është 21 për qind, ndërsa një ditë më parë u raportua në rreth 22 për qind.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 9286, ndërsa të shtruar në spital janë 106 pacientë, ku 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë