Bilanci i fundvitit të karabinierëve të komandës provinciale në Padova të Italisë, i cili zakonisht fillon me një varg të gjatë të dhënash dhe përqindjesh, nisi me një ton tjetër, me rrëfimin e një historie Krishtlindjesh që shpjegon mirë se si në mesin e shumë tensioneve të përditshmeve ka edhe histori emocionuese. Historia ka të bëjë me Yassine Baollouki, një tunizian 28-vjeçar, i cili në prag të Krishtlindjeve u dha karabinierëve një shumë të madhe parash të gjetura në tokë. Paratë, 1300 euro, i përkisnin dy të moshuarve që i kishin humbur pas tërheqjes. I riu i gjeti paratë para bankomatit të Unicredit në “Sarmeola di Rubano” në provincën e Padovës në Itali. Pasi i mori 1300 euro, të gjitha 50-she i ka çuar pa u menduar për asnjë moment në komisariatin lokal, duke thënë se donte t’ua kthente pronarëve të ligjshëm. Por nuk ishte e lehtë të identifikoheshin pronarë legjitimë: në fakt duhej të pritej rihapja e degës pas pushimit të Krishtlindjeve.
Më në fund, policët e çiftin e të moshuarve që kishin humbur paratë dhe i thirrën për t’i marrë. Ishte Yassine ai që i dorëzoi paratë. Këto ishin kartëmonedhat që synonin të blinin dhurata për nipërit dhe për shpenzimet e Krishtlindjeve, por gruaja dhe burri shprehën dëshirën për ta shpërblyer të riun e huaj për këtë gjest. I riu, megjithatë, tha jo: “Nuk meritoj shpërblim – i tha çiftit dhe karabinierëve – sepse kam bërë vetëm detyrën time”.
Yassine ka 12 vjet në Itali dhe punon. Ai u tha policëve se dëshira e tij e vetme është të bëhet shtetas italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




