Lajme

Mbërrin Viti i Ri 2022

Ka mbërritur në Shqipëri Viti i Ri 2022. Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve shumëngjyrësh.

Vitit të Ri 2022, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej, i organizuar nga Bashkia e Tiranës ku performuan dy artistët e njohur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj. 

Komiteti i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore për mbrëmjen e sotme, kjo bëri që shumë qytetarë të dalin në shesh për të shijuar dhe spektaklin e fishekzjarreve.

Qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri pikërisht në sheshin qendror të kryeqytetit në tingujt e muzikës deri në orët e para të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë