Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një urdhër që mund ta shpallë të paligjshëm mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit, të thirrur sipas kërkesës së Sali Berishës.
Urdhri i ministres modifikon një urdhër ekzistues, i cili ndalonte grumbullimet e më shumë se 50 personave si në vende të mbyllura, ashtu edhe në vende të hapura deri më datë 29 nëntor të këtij viti.
Me urdhrin e nxjerrë, Ministria e Shëndetësisë zgjat afatin e këtij urdhri deri në datën 13 dhjetor, pra dy ditë pas datës 11, kur është thirrur Kuvendi nga Sali Berisha.
“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.