Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e tij zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i zbardhur pak ditë më parë.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në një postim në “Facebook” se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës dhe se nesër do ketë një qëndrim zyrtar.
“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”,- shkruan Blushi në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



