Treg

Biden i “hap luftë” pastrimit të parave në tregun e pasurive të patundshme

Administrata e Biden ka kërkuar konsultim publik për mënyrat se si të reduktojnë korrupsionin e kryer në tregun e pronave të patundshme në SHBA, si pjesë e aksionit kundër financave kriminale.

Shtëpia e Bardhë është fokusuar në transaksionet me para të thata në tregun imobiliar, që shpeshherë ka qenë strehë e kompanive guaskë dhe pastrimit të parave.

“Duke e nisur që nga masa dhe kapaciteti që ka, tregu i pasurive të patundshme në SHBA vazhdon të jetë një mjet i pastrimit të parave”,-tha Rrjeti kundër Krimeve Financiare në SHBA.

Drejtori i Rrjetit, Himamauli Das, shtoi se prekja e kësaj cështjeje do të forcojë sigurinë kombëtare të shtetit dhe sistemit financiar.

Para se të bëjnë rregullime, qeveria amerikane po heton se cila nga llojet e pronave janë subjekt i mashtrimeve.

Informacioni specifik do të ndihmojë që reforma të jetë më efektive dhe të minimizojë rrezikun në tregun imobiliar.

Sipas disa zyrtarëe nga Shtëpia e Bardhë, departamenti i Thesarit, gjatë kësaj jave do të publikojë disa sanksione kundër individëve të angazhuar në aktivtietet të quajtura “malinje”, përfshifrë korrupsionin, krimin e organizuat dhe abuzimin  e të drejtave të njeriut.

Burimi:Financial Times/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë