Ngjarje

Tre të vdekur pas një sulmi në një lice në Miçigan. Vrasësi i dyshuar, një 15-vjeçar

Të paktën tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në Oxford High School, një lice në Miçigan. Lajmi është bërë i ditur nga mediet amerikane, sipas të cilave, vrasësi i dyshuar është një 15-vjeçar, tashmë i ndaluar nga policia.

Nga sa bëhet me dije, viktimat janë të gjithë studentë. Arsyet që mund të kenë shtyrë adoleshentin të bëjë këtë veprim nuk janë ende të qarta dhe autoritetet po hetojnë. Alarmi u dha pak para orës 13 (ora lokale), kur një shi telefonatash pushtuan çentralin e policisë, 911-ën.

Studentet te terrorizuar pas ngjarjes. Gazeta Si. 30 nentor 2021

Policia mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash dhe sipas informacionit që ka dhënë më pas, arriti ta ndalonte vrasësin, duke i rrëmbyer edhe pistoletën gjysmëautomatike, me të cilin ai gjithsesi kishte qëlluar 15-20 herë.

“Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalet lokale”, – ka thënë një zëdhënës i zjarrfikësve në Oksford. Shkolla ku ndodhi ngjarja e rëndë frekuentohet nga rreth 1800 studentë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë