Treg

Varianti i ri i Covid-19 tronditi investitorët dhe tregjet

Investitorët janë munudar të rrinë të qetë për pandeminë, sepse ekonomitë janë stimuluar dhe vaksina mund ta mbajë virusin në kontroll. Kjo ndjesi qetësi u thye të premten. Tregjet botërore të stock-ut u kthyen përmbys pas një viti rimëkëmbje, nga zbulimi i variantit të Botsuana-s q ëihste përhapur dhe në vende të tjera.

Shumë investitorë humbën besimin për një përmirësim të gjendjes.  "Një mutacion më i fuqishëm virusi është gjithmonë rrezik për tregjet",-tha Michael Metcalfe, kreu i makrostrategjisë së State Street.

Indeksi i Stock Exchange ra me 2.2% në ditën e tij më të keqe që nga tetori i 2020-s me bursat në SHBA, Europë dhe Azi nën presionin e shitjeve. "Tregu nuk po e vlerëosnte më. Në listën e shqetësimeve të investitorëve, Covid ishtë ndër të fudnit tani",-tha Paul Leech, bashkëpronari i aseteve në Barclays. "Të flasësh me klinetët tani, ata nuk kanë informacione. Nuk mendoj se ata do të hedhin para në treg para se të kuptojnë situatën."

"Një copë lajmi e goditi tregun në kohën më të keqe të mundshme. Tregjet janë jolikuide për shkka të festave në SHBA",-tha Mark Doëding, shef në BlueBay Asset Managment. "Është një hangover i shpifur nga dita e Falenderimeve."
Tregu i obligacioneve, që është rregulluar paksa duke pritur normat e larta të interesit ndërkohë që po luftojnë më  inflacionin e lartë, bëri gjithashtu një ndryshim të madh. Borxhi qeveritar u stabilizua nga pikëpamjet e investitorëve për një "anije të sigurt" dhe pritshmëritë në shtrëngimin monetar vitin që vjen.

Yield-i 10-vjeçar në SHBA ra me 0.16%, më e ulëta në dy javë. Yield-et në Europë gjithashtu pësuan rënie të fortë.  

Tregu i borxhit të korporatave solli pasiguri se virusi do të vazhdojë të ndikojë në ekonomi dhe do të dëmtojë mundësinë  e huamarrësve për të paguar borxhet.

Gjithësesi investitorët thanë se është ende herët për të parashikuar vitin e ardhshëm.

Lajmi i së premtes solli një përmbysje të të gjithë haoave të zakonshëm në treg. Për shembull, dollari që zakonisht përfiton nga  goditjet ekonomike, u zhvlerësua kundrejt euros dhe jen. Për aksionerët në stockmarket, humbjet janë boomerang sepse do të sjellin një valë forcimi dhe se kjo rënie është e zakonshme.

"Lëvizjet janë shumë të mëdha, por duhet të kujtojmë se jemi shumë pranë të kaluarit nivelin më të lartë ns humë asete me rrezik",-tha Mike Riddell, menaxher portofoli në Allianz Global. "Nuk është se tregu po na thotë se po shkojmë drejt një recesioni."

Barry Norris, nga Argonaut Capital thotë se është shum ëherët për të hyrë në një vrull shitjesh. "Javën që vjen një nga kompanitë që ka krijuar vaksinën do të thotë se vaksina e tyre funksionon dhe kundër këtij varianti e do të nisë përsëri e njëjta situatë, sharrim nga të dyja anët. "

"Ne jemi rikthyer atje ku ishim një vit më parë. Tregjet do të presin dhe njëherë rezultatet e laboratorit, gjë që mendoja se e kishim lënë pas",-tha Metcalfe.

Burimi:Financial Times/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë