Varianti i ri i Covid-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut është i frikshëm. Ai është B.1.1.529, i aftë për të përhapur shumë mutacione dhe për këtë arsye bëhet potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.
Për shkak të frikës në lidhje me përhapjen e këtij varianti të ri, Bashkimi Evropian do të propozojë aktivizimin e “bllokimit emergjent” për “fluturimet nga rajoni i Afrikës së Jugut”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Italia, me një urdhër të firmosur nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka ndaluar hyrjen në vend për këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi, Esëatini në 14 ditët e fundit. I njëjti vendim është marrë edhe nga Britania e Madhe dhe Izraeli. Ndërkohë që OBSH është mbledhur urgjentisht për të vlerësuar situatën.
Shkencëtarët afrikano-jugor ia kanë atribuuar rritjes së infeksioneve variantit të ri. "Fatkeqësisht ne kemi zbuluar një variant të ri, që është shkak për shqetësim në Afrikën e Jugut, - tha virologu Tulio de Oliveira në një konferencë shtypi të thirrur urgjentisht. - Varianti, i quajtur shkencërisht ‘B.1.1.529’, ka një numër shumë të lartë mutacionesh".
Varianti u zbulua gjithashtu në Botsvana dhe Hong Kong midis disa udhëtarëve nga Afrika e Jugut, shtoi ai.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po "monitoron nga afër" variantin e ri dhe do të takohet më vonë këtë të premte për të përcaktuar nëse ai duhet të përcaktohet me "interes" apo "shqetësim".
“Analizat fillestare tregojnë se ky variant ka një numër të madh mutacionesh që kërkojnë dhe do të jenë objekt studimi të mëtejshëm”, shtoi OBSH.
Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Joe Phaahla, tha se varianti ishte "shqetësues dhe serioz" dhe potencialisht "një kërcënim serioz".
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër për ndalimin e hyrjes nga shtatë vende afrikane. "Unë nënshkrova një urdhëresë të re që ndalon hyrjen në Itali për këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia, Esëatini në 14 ditët e fundit. Shkencëtarët tanë po punojnë për të studiuar variantin e ri B.1.1 .529 Ndërkohë ne po ndjekim rrugën e kujdesit maksimal”, tha ai.
Shtetet që po marrin masa të shpejta nuk janë vetëm Italia, Britania e Madhe dhe Izraeli. Në Gjermani, duke filluar nga sonte, “linjat ajrore do të mund të transportojnë vetëm gjermanë” nga vendi afrikan.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn e njoftoi lajmin në Tëitter, duke shtuar se njerëzit që kthehen nga Afrika e Jugut do të duhet të respektojnë "14 ditë karantinë, edhe ata që janë të vaksinuar".
Autoritetet qendrore shëndetësore të Indisë kanë alarmuar për momentin shtetet, duke bërë thirrje për "skanim dhe testim rigoroz" të udhëtarëve që vijnë nga Afrika e Jugut, Botsvana dhe Hong Kongu, dhe që të gjithë njerëzit me të cilët kanë pasur kontakt të gjurmohen dhe testohen.
Zelanda e Re ka bërë të ditur se do të ndjekë nga afër zhvillimet e reja, duke lënë të kuptohet se masat e reja do të jenë të mundshme pas mbledhjes së OBSH-së.
Ministria izraelite e Shëndetësisë, ka njoftuar se varianti i ri i Covid është identifikuar në vend tek një person i kthyer nga Malavi. Autoritetet kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë që janë kthyer nga jashtë, të cilët mund të jenë infektuar me variantin dhe janë në pritje të rezultateve të testit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.