Shkencë

Varianti Beta / Shkencëtarët të shqetësuar: Ka një numër të lartë mutacionesh dhe anashkalon imunitetin

Shkencëtarët kanë thënë se një nga variantet e reja të Covid-19 që mbart një "numër jashtëzakonisht të lartë" mutacionesh mund të nxisë valë të mëtejshme sëmundjesh duke shmangur mbrojtjen e trupit.
Vetëm 10 raste në tre vende janë konfirmuar nga sekuenca gjenomike, por varianti ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin.
Varianti B.1.1.529 ka 32 mutacione në proteinën spike, pjesa e virusit që përdorin shumica e vaksinave për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Mutacionet në proteinën spike mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapjen, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin.
Tom Peacock, një virolog në Kolegjin “Imperial” Londër, postoi detaje të variantit të ri në një faqe interneti për ndarjen e gjenomit, duke vënë në dukje se "sasia tepër e lartë e mutacioneve tregon se nuk presim kohë të mira. Në një seri postimesh, Peacock tha se ky variant duhet të mbetët gjtihë kohës në monitorim për shkak të rrezikut të infektueshmërisë që ka.
Meera Chand, drejtoresha e incidentit Covid-19 në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se në partneritet me organet shkencore anembanë globit po monitoronin vazhdimisht statusin e varianteve të Sars-CoV-2 ndërsa ato shfaqen dhe zhvillohen në mbarë botën.
“Meqenëse është në natyrën e viruseve që të ndryshojnë shpesh dhe në mënyrë të rastësishme, nuk është e pazakontë që të lindin një numër i vogël rastesh që shfaqin grupe të reja mutacionesh. Çdo variant që tregon prova të përhapjes vlerësohet me shpejtësi,” tha ajo.

Rastet e para të variantit u mblodhën në Botsvana më 11 nëntor, dhe më i hershmi në Afrikën e Jugut u regjistrua tre ditë më vonë. Rasti i parë ishte një burrë 36-vjeçar dhe kishte një test negativ PCR përpara se të fluturonte nga Hong Kongu për në Afrikën e Jugut, ku qëndroi nga 22 tetori deri më 11 nëntor. Ai rezultoi negativ në kthimin e tij në Hong Kong, por doli pozitiv në 13 nëntor ndërsa ishte në karantinë.
Shkencëtarët do të shikojnë variantin e ri për çdo shenjë sepse duket se po përhapet me shpejtësi.
Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, tha se puna në laboratorin e tij zbuloi se dy nga mutacionet në B.1.1.529 rritën infektivitetin dhe reduktuan njohjen e antitrupave.
"Kjo sigurisht duket një shqetësim i rëndësishëm bazuar në mutacionet e pranishme. Sidoqoftë, një veti kryesore e virusit që nuk dihet është infektueshmëria e tij, pasi kjo është ajo që duket se ka nxitur kryesisht variantin Delta. Shmangja e imunitetit është vetëm një pjesë e asaj që mund të ndodhë,” shtoi Gupta.
Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës Universitetin “College” Londër, tha se numri i madh i mutacioneve në variant u grumbullua në një "shpërthim të vetëm", duke treguar se ai mund të ketë evoluar gjatë një infeksioni kronik te një person me një sistem imunitar të dobësuar.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë