Ka ndodhur

Akuzohet se kreu marrëdhënie me 11-vjeçaren, avokatja: E mori në shtëpi për qëllime serioze!

Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg  Fisnik Halilin, 19-vjeçarin nga Cërriku, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga fshati Toshkëz i Lushnjës.

Por avokatja e tij, Eva Gjeta ka hedhur poshtë akuzat: “Prokuroria e Lushnjës nuk paraqiti prova kundër 19-vjeçarit në seancë, megjithëse gjykata e la atë në burg. Pas kësaj, mbrojtja do të apelojë vendimin”.

Avokatja e djalit të akuzuar për abuzim seksual, Eva Gjeta

Mësohet se 19-vjeçari ishte njohur me 11-vjeçaren në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, vajzës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet përgjigja. Pretendimet e të riut janë se vajza e ka gënjyer për moshën, duke iu paraqitur si 17-vjeçare. Avokatja thotë se pretendimet e djalit 19-vjeçar janë se vajza e ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare.

“Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur”, – vijoi avokatja.

Fisnik Halili u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Lushnjës me shtëpinë e tij në Cërrik dhe mbi të rëndon vepra penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë