Analize

Hungaria i jep BE-së një “mësim” mbi demokracinë

Orban

Kritikët e dinë se çfarë nuk shkon me Bashkimin Evropian. Unioni vuan nga deficenta e demokracisë, e cila është shpesh e zhurmshme, e çrregullt dhe u jep të gjithëve të drejtën për të folur. Por kjo është e papërshtatshme për elitat dhe burokratët.

Eurokratët u përbahen të gjitha vendimeve që janë politikisht korrekte, qoftë për ndryshimet klimatike, dënimin me vdekje, imigracionin dhe ushqimet e modifikuara gjenetikisht, por thellë në zemër ata e dinë se po veprojnë kundër shpresave dhe dëshirave të shumë europianëve të zakonshëm. Eurokratët e Brukselit nxjerrin rregullore dhe gjykojnë besnikërinë e shteteve anëtare ndaj idealeve politike. Ata e dinë shumë mirë se nuk duhet të përballen kurrën e kurrës me votuesit.

Vi8ktor Orban

Kjo sëmundje në zemër të Bashkimit Evropian po krijon një hendek gjithnjë e më të thellë mes të Brukselit dhe qeverisë konservatore në Hungari.

Kryeministri Viktor Orban rrëmbeu një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare më 8 prill, duke fituar mandatin e katërt. Partia e tij qeveritare fitoi gati 50 për qind të votave dhe 134 karrige në parlamentare. Partitë e majta fituan vetëm 38 vende.

Orban konsiderohet si fytyra e valës së udhëheqësve demokratikë të Evropës Lindore dhe po udhëheq një betejë të ashpër kundër kritikëve brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht kundër George Soros, një miliarder amerikano-hungarez që njihet për ndërhyrjen politike në shumë vende kyçe duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Orban dhe Soros

Për habinë e kritikëve të tij, zoti Orban refuzon të pranojë kuotat e emigrantëve, të përcaktuara nga burokratët në Bruksel. Ai argumenton se hyrja e emigrantëve të pakontrolluar përbën një problem të madh për sigurinë dhe kulturën hungareze. Ai është akuzuar për paragjykime kundër Islamit, sepse ka bërë shpesh herë thirrje për ruajtjen e vlerave tradicionale të krishtera në të gjithë rajonin.

Suksesi i Orbanit vjen si jehonë e fitores zgjedhore të Presidentit Trump në Europë. Nga ana tjetër Komiteti i Lirive Civile, i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit Evropian po përpiqet t’i heqë Hungarisë të drejtën e votimit në Këshillin Evropian, sepse triumfi elektoral i zotit Orban ka dëmtuar “të drejtat themelore të qytetarëve të saj”.

E përditshmja britanike “The Guardian” publikoi një arikull të bujshëm përpara votimit të 8 prillit, duke shkruar se lufta e Hungarisë kundër demokracisë është një luftë kundër Evropës.

Orban dhe Donald Tuks

Ajo që kritikët nuk mund të shohin është se fitorja e Orban ishte më se demokratike.

Pavarësisht akuzave në lidhje me favorizimin e shtypit, zoti Orban dhe aleatët e tij fituan sepse morën më shumë vota. Kështu funksionojnë zgjedhjet.

Populizmi, veçanërisht populizmi konservator, që nuk tallet me besimet dhe vlerat e ruajtura brez pas brezi dhe kjo është një nga arsyet pse fiton zemrat e shumë votuesve.

BE-ja dhe te drejtat e vendeve anetare

Idetë e Orbanit për emigracionin dhe çështje të tjera mund të jenë “prapambetura”, por qeveria e tij ka fuqizuar ekonominë, investimet e huaja lulëzojnë prej kohësh dhe pagat vazhdojnë të rriten. Hungarezët, pavarësisht baltës së hedhur nga sallonet e Evropës Perëndimore, nuk kanë lejuar asgjë të ndërhyjë në zgjedhjen e tyre.

Disa ish-skeptikë pranojnë se zoti Orban dhe udhëheqësit e tjerë rajonalë si kryeministri polak Mateusz Morëiecki ofrojnë një model për mënyrën se si një vend mund të jetë një anëtar kontribues i BE-së, NATO-s, pa humbur identitetin e tij të veçantë.

Viktor Orban

Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë i konsideruar si një pasues i mundshëm i Angela Merkel, krahason mirë qëndrimin e zotit Orban me atë të kancelares , e cila u dogj keq në vitin 2015 për shkak të hapjes së kufijve të Gjermanisë.

“Ka shumë kritika ndaj Viktor Orban, por ai i imponon Brukselit një kufi dhe siguron kufirin e Evropës”, tha Spahn për një gazetë zvicerane.

Nëse ka një qark të shkurtër të demokracisë në Evropë, ai ndodhet ne Bruksel, jo në Budapest. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mund të lexojnë një faqe nga agjenda e Orban dhe të dëgjojnë vërtetë njerëzit që ata pretendojnë të përfaqësojnë.

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë