Ne rrjet

Foto dite – Kur “acarohen” edhe anarkistët

Lëvizjet radikale të majta në Shqipëri nuk mungojnë, megjithëse ato duken ende në fazën e embrionit. Format e tyre të protestës janë përmes artit të rrugës dhe parrullave gjigante kundër sistemit dhe sidomos kundër të djathtës ekstremiste.

Një e tillë është edhe ky shkrim gjigand i parë së fundmi në hyrje të Bulevardit të Ri të Tiranës, që mban vulën e grupimit “Shota”.

“Fashistë të të gjitha shteteve, pirdhuni!”, shkruhet në një prej mureve të ngritura në bulevardin e ri, nën të cilin ka parking publik me pagesë.

Mesazhet të këtij lloji gjen edhe në rrugë dhe lagje të tjera të Tiranës, zbulimi i autorësisë së të cilëve mbetet një sfidë më vete edhe për organet e rendit, pasi grupimet e këtij lloji janë tejet të kujdesshëm duke shmangur tërheqjen e vëmendjes publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë