Një djalë nga Gjermania Jaroslav Bobrowski kishte një qëllim , të hante aq sa të ngopej dhe me pak para.
Jaroslav 30 vjeç doli për të shijuar një darkë bufe në një nga restorantet pranë zonës ku banonte. Në fakt ai ndjek një dietë të veçantë, rri përgjatë 20 orëve pa ngrënë farë, ndërsa vakti që shijon është në fund të ditës. Këtë radhë ai vendosi të paguajë një fature prej 19 dollarësh për të ngrënë darkë.
Por duket 30-vjeçari ishte i dashuruar me sushi-t, aq sa ai hëngri 100 pjata me sushi, që në kilogramë i bie rreth 30 kilogram.
Pronari i restorantit tha se darka e tij ishte jo normale. “Ai i konsumonte sushit në një kohë shumë të shpejtë, aq sa boshatisi të gjithë gatimet e sushive që ndodheshin në restorant”. Pronari i tha: "Unë nuk dua të ofendoj mysafirët, por ne mund të fitojmë diçka vetëm me pijet". Ndërsa ai nuk pranoi të merrte asnjë pije.
Megjithëse Bobrowski ishte i rregullt, pronari e quajti ushqimin e tij jashtë linjës dhe e ndaloi të dilte nga restoranti.
"Kur shkova në arkë, kamarieri më tha që unë nuk duhet të lëviz nga restoranit, duhet të paguaj më shumë se faturën që kisha marrë më parë, për shkak se kisha konsumuar më shumë se sa duhet.
“Në fillim më erdhi pronari i restorantit dhe më kërkoi të pija, unë në fakt nuk konsumoj shpesh pije.”
Bobrowski, 30 vjeç, është një ish-bodybuilder dhe konkurrent i Iron Man. Ai punon si inxhinier i softuerit gjatë ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.