Politike

Braçe: I shokuar nga vendimi i Autoritetit të Konkurrencës

“I shokuar nga vendimi i Komisionit të Konkurrencës lidhur me sjelljen e katër kompanive që zotërojnë tregun e grurit, miellit për bukë etj.

Bëhet fjalë për miellin për bukë, bukën vetë. Bëhet fjalë për ushqimin e shtresës më të varfër të shoqërisë. Bëhet fjalë për abuzimin e katër ndërmarrjeve në treg”, shkruan Erion Braçe pas vendimit për të mos gjobitur katër kompanitë e miellit pas rritjes së çmimit të bukës me 10 lekë.

“Dua të shpjegoj pak

Një vit e pak më parë, Komisioni i Konkurrencës, pas një hetimi të gjatë e të thelluar, ka identifikuar sjellje të koordinuar të katër ndërmarrjeve në treg dhe përcaktim të çmimeve për grurin, miellin, përfshirë miellin për bukë;

Ka lënë rekomandime me vendim për to dhe ka lajmëruar monitorim një vjeçar të këtyre katër ndërmarrjeve me një qëllim:

Zbatimin e rekomandimeve!
Në fund të këtij monitorimi, sekretariati i Komisionit të Konkurrencës ka evidentuar moszbatim të rekomandimeve!

Në këtë pikë, ka vetëm një veprim, automatik e të pakundërshtueshëm:

Gjobë ndaj ndërmarrjeve nën hetim, vendim dhe rekomandim”, shkruan Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë