Ekonomi

Inflacioni 2.4% për muajin gusht. Kalon objektivin e BSH-së

Inflacioni gjatë muajit gusht 2021 në Shqipëri arriti në 2.4%, niveli më i lartë i tij që nga viti 2019.

Një vit më parë, inflacioni që gjendet nga matja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, gjatë gushtiti të vitit 2020 ishte 1.3%.

Rritja nga korriku 2021 në gusht 2021 është me 0.4% dhe është ndikuar më së shumti nga grupi i ushqimeve  dhe pijeve joalkoolike dhe transportit.

Tendenca rritëse e inflacionit kishte nisur që në fillim të vitit 2021, por vetëm gjatë verës tejkaloi edhe objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Kjo duket të jetë e ndikuar nga sezoni turistik, aktiviteti i rritur i sektorit të shërbimeve dhe rritjes së qarkullimit nga mbipopullimi. 

Sipas të dhënave të terrenit, në Shqipëri ka nisur edhe rritja e çmimit të kafesë dhe pijeve të tjera lidhur metësi pasojë e problemeve në vendet e origjinës së saj si thatësirat dhe ngricat në Brazil dhe pandemia në Vietnam.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë