Situata epidemiologjike në Kosovë, ku ka aktualisht më shumë se 26 mijë të infektuar me Covid-19, vazhdon të jetë e rënduar. Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kanë humbur jetën 147 qytetarë. Gjithashtu gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe një numër i madh i rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsejtë 8 mijë e 547 raste të reja me koronavirus.
Vetëm dje në vend janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste fatale.
Po ashtu, në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të pacientëve në kujdes intenziv për shkak të sëmundjes COVID-19. Të shtunën ishin raportuar 73 pacientë ndërsa të dielën (5 shtator) ky numër është rritur në 87.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.207 pacientë, prej tyre 1.101 janë të konfirmuar me koronavirus.
Prej tyre, 1.026 po trajtohen me oksigjen.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja para 13 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat e fundit të ndërmarra nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




