Një vajzë 25-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme në Vlorë pasi u rrëzua nga një anije turistike.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. Sipas raporteve mediatike i arrestuari mban inicialet A.G. 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anijes në një moment që ishte e ankoruar.
Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjes ku 25-vjeçarja e ndjerë është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




