Rend dhe Ligj

Sekuestrohen prona dhe truall në Vlorë, dyshohet se u përfituan nga trafiku i drogës

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Vlorës, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e disa personave, që dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës.

Bëhet fjalë për prona dhe truall, ku dyshohet se e gjithë pasuria i përket të dyshuarit me iniciale I.Z., i cili është në hetim për veprat penale prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe trafik i narkotikëve.

Pas verifikimeve, u vendos sekuestro preventive  mbi 2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 vende parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë.

Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Spitallë.

Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Spitallë.

Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.

Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.

Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në  Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Vend parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Vend parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Njësi tregtare (dyqan) me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.

Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë