Lajme

I shpërthen goma e kamionit, humb jetën punonjësi i gomisterisë

Një 20-vjeçar me iniciale R.T., punonjës në një gomisteri në Durrës ka humbur jetën në një aksident në punë.

Sipas policisë, i riu ka qenë duke rregulluar një gomë të kamioni, e cila ka shpërthyer papritur. Si pasojë e plagëve të marra punonjësi 20-vjeçar ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë