Ditën e sotme, 2 korrik 2021, në Fletoren Zyrtare u publikua Akti Normativ që që pezullon gjobat për mosrespektimin e rregullores tatimore për sistemin e fiskalizimit deri më 31 dhjetor 2021.
Në Aktin e propozuar nga Ministria e Financave përcaktohet:
Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundërvajtjet administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1 janar 2022.
Më 1 korrik, nisi faza e dytë e fiskalizimit ku tatimpaguesit duhet të kryejnë transaksionet pa para në dorë.
Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.
Të gjitha Shoqatat e biznesit në vendin tonë kanëkërkuar shtyrje të të gjithë procesit të fiskalizimit dhe jo vetëm të penaliteteve, por ministrja e Financave, Denaj, e refuzoi diçka të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.