Taksa

Miratohet Akti për heqjen e penaliteteve për bizneset që nuk hyjnë në fiskalizim deri më 31 dhjetor

Ditën e sotme, 2 korrik 2021,  në Fletoren Zyrtare u publikua Akti Normativ që që pezullon gjobat për mosrespektimin e rregullores tatimore për sistemin e fiskalizimit deri më 31 dhjetor 2021.

Në Aktin e propozuar nga Ministria e Financave përcaktohet:

 Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj,  për  kundërvajtjet  administrative  që  lidhen  me  afatet  e  hyrjes  në  fuqi  dhe  zbatimin  efektiv  të  ligjit  nr.  87/2019,  “Për  faturën  dhe  sistemin  e  monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi  i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1  janar 2022.

Më 1 korrik, nisi faza e dytë e fiskalizimit ku tatimpaguesit duhet të kryejnë transaksionet pa para në dorë.  

Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.

Të gjitha Shoqatat e biznesit në vendin tonë kanëkërkuar shtyrje të të gjithë procesit të fiskalizimit dhe jo vetëm të penaliteteve, por ministrja e Financave, Denaj, e refuzoi diçka të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë