Lajme

Ndryshon ora policore, rihapen teatrot dhe kinematë. Masat e reja që hyjnë në fuqi

Duke nisur nga sot, e enjte 1 korrik 2021, ora policore do të shtyhet me një orë. Pra, karantina e pjesshme do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Sipas protokollit të miratuar nga ISHP, nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën.

Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.

Nga ana tjetër orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00 deri në 06:00, pavarësisht thirrjeve të bizneseve për ta hequr këtë fashë orare.

Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale, paralajmëron qytetarët se duhet të tregohen vigjilentë ndaj variantit të ri të virusit COVID, Delta, pasi është identifikuar edhe në vendet pranë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë