Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTI), iu bashkua kërkesës së shoqatave të tjera të biznesit për të shtyrë procesin e fiskalizimit.
Ndryshe nga shoqatat e tjera, Dhoma e Tregtisë është shprehur pro ndryshimit në aktin normativ për të falur penalitetet e bizneseve deri në fund të vitit 2021. Por DHTI thekson se duhet shtyrja e afateve ligjore në zbatimin e kësaj reforme dhe në veçanti për fazat e parashikuara sipas ligjit.
Ashtu siç kanë vepruar shumë vende evropiane, periudha e testimit të platformës të faturës elektronike do të duhet domosdoshmërish të shtyhet. Është shumë e rëndësishme jo vetë që të mos aplikohen penalitete, por të evidentohen problemet dhe të mbështeten sipërmarrjet në përballimin e kostove për kualifikimin e stafit që do të aplikojë në platformën e faturave elektronike.
Adoptimi i programeve të reja kompjuterike, mirëmbajtja e sistemit, kostot dhe periudha e trajnimit të stafit brenda kompanisë, ashtu edhe vetë testimi i platformës së faturës elektronike, forcon bindjen tek sipërmarrja nevojën për shtyrjen e afateve ligjore për zbatimin e kësaj reforme, përtej vitit 2021, thuhet në mendimin e Dhomës.
Në datën 1 korrik nis faza e dytë e procesit të fiskalizimit dhe më 1 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.