Lajme

Holanda lejon udhëtimet nga Shqipëria duke filluar nga e enjtja

Holanda i shtohet listës së udhëtimeve për shqiptarët. Në faqen zyrtare të qeverisë së Holandës, Shqipëria shihet e listuar në listën e bardhë, pra zonë pa rrezik ndaj Covid duke i dhënë dritën jeshile udhëtimeve jo-esenciale.

Kjo do të thotë se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Holandës nga 24 qershori: Ndalimi i udhëtimit në BE nuk vlen për ju nëse vendi juaj i përket kësaj liste. Nuk ka rëndësi kombësia juaj ose qëllimi i udhëtimit tuaj, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk do të kërkohet asnjë rezultat i testit negativ apo nuk do të kërkohet vetë-karantina pas mbërritjes në Holandë. Nëse vini nga një vend ose rajon ku rreziku i kontraktimit të COVID-19 është i ulët (një vend/rajon i sigurt) nuk keni nevojë të tregoni një rezultat negativ të testit kur udhëtoni në Holandë.

Mbetet e paqartë nëse do kërkohet vaksina apo detaje të tjera. Nëse udhëtoni me avion duhet të plotësoni një deklaratë shëndetësore dhe ta mbani atë me vete. Disa kompani ajrore ju lejojnë të plotësoni këtë deklaratë shëndetësore në mënyrë dixhitale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë