Muajt e fundit lëndët e para të ndërtimit kanë pësuar rritje të vlerës së tyre, njëkohësisht edhe vjedhjet në firmat e ndërtimit.
Sipas Sergeant Tosha Ternes, polic investigativ ka patur pika ndërtimi që janë goditur më shumë se një herë.
Vjedhja e lëndëve drusore, metaleve dhe ushqimeve nuk është gjë e re. Por çmimet që u rritën pas pandemisë krijuan një strehë të sigurt për hajdutët. Për ekspertët rritja e çmimit dhe në lëndët djegëse, do të krijojë një super cikël ekonomik.
Në Kili, ku çmimi i bakrit është me rëndësi edhe për bankierët edhe për shoferët e taksive sepse ka shumë rëndësi për ekonominë e vendit, hajdutët synojnë grumbujt e metaleve të shkrira.
Nga raportimet tregohet se në Gjermani, SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar po vidhen katalizatorët e makinave për shkak të përmbajtjes së tyre me metale me vlerë.
Në Nigeri, një vend akoma i varfër, ndodh vjedhja e ushqimit dhe të korrave. Madje ndodh edhe zëvëndësimi i ushqimit me produkte të reja, por të dëmshme dhe jo të vërteta. Zëvëndësimi i vajit të ushqimit me vaj palme apo edhe mielli nga gruri që zëvëndësohet me miell sintetik.
Gjatë muajit prill, në Indi shumë njerëz u sëmurën nga konsumi i këtyre produkteve.
Çmimi i lëndëve drusore është dyfishuar nga viti i shkuar ndërsa bakri është rritur me 70%. Ekspertët i druhen një mundësie për financimin e terrorizmit dhe aktiviteteve kriminale nga kjo rritje e menjëhershme.
Një firmë zviceriane pagoi 36 milionë euro për bakër nga Turqia dhe mori vetëm disa gurë të ngjyrosur.
Vjedhja e lëndëve të para nuk është për individë, ai është trge ku luhen pafund para, sidomos pas pandemisë. Një tufë e vogël me bakër shkon në 27 mijdë dollarë.
Kompani të ndryshme po shpenzojnë miliona dollarë për sisteme të reja sigurie.
Ndonëse duke si më pak e rëndësishme, industria e ushqimeve ka humbur 40 milionë dollarë brenda një vite.
Rritja e kriminalitetit në mashtrim, vjedhje dhe tjetërsim rezulton me 38% nga viti 2020, deri më tani.
Firmat thonë se pandemia goditi mundësinë e kontrollit dhe ndalimit të krimit,ndërkohë që vepra të tilla u ndihmuan akoma më shumë nga tregu online që është krijuar dhe ka marrë hov kohët e fundit.
“Ne nuk e dimë nëse mallrat do të arrijnë në destinacion. Të gjithë janë bërë si skiftera”,-tha pronari i një kompanie bakri.
Burimi:Bloomberg/Përshtati: Gazeta ‘”SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




