Treg

2019, shfrytëzimi i burimeve natyrore pësoi rënie, por vlera e lëndëve u rrit

Gjatë vitit 2019, shfrytëzimi i burimeve natyrore  pësoi rënie, por vlera e lëndëve u rrit.

Gjatë 2019-ës, sipas Instat, u nxorrën 21.9 milionë tonë materiale, duke rënë me 2.1% krahasuar me vitin 2018.

Struktura e burimeve të brendshme natyrore, tregon që produktet “minerale jo metalike” zënë rreth 49 %, “biomasa” 35%, “mineralet metalike” 10 % dhe “materialet e energjisë fosile” 6 % të materialeve gjithsej.

Në vitin 2019, produktiviteti i burimeve arriti vlerën prej 75 Lekë / kg, duke shënuar një rritje prej 4 Lekë / kg, krahasuar me vitin paraardhës.

Eksportet në vitin 2019 arritën një vlerë prej rreth 4,2 milionë ton, duke pësuar një rritje prej 7.5 %, krahasuar me vitin 2018. Ndikim më të madh në rritjen e eksporteve të materialeve mjedisore e kanë dhënë “mineralet dhe koncentratet metalike”, eksportet e të cilave shënuan një rritje prej 12.5%.

Gjatë vitit 2019 ka pasur rritje të eksporteve për të gjitha kategoritë e tjera të materialeve mjedisore, përkatësisht “biomasa” me rreth 12.2 %, materialet fosile të energjisë me 11.2 % dhe “mineralet jo metalike” me 1.2 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë