Ankandi i obligacioneve 7-vjeçare ka shfaqur interes të lartë tek investitorët duke u listuar 46 kërkesa për to nga vetëm 30 të pranuara.
Kuponi i obligacioneve në ankandin e fundit ishte në 4.25% nga 4.38% që ishte në ankandin e kaluar. Ndonëse, rezulton me rënie të lehtë, në një maturim 7- vjeçar kthimi mund të jetë i kënaqshëm për investitorët.
Shuma totale e obligacioneve ishte 4.5 miliardë lekë, por u blenë 4.8 miliardë lekë.
Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, në tregun primar individët blenë 2.37 miliardë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit mars, individët mbanin 17% të stokut të borxhit të brendshëm publik.
Fondi i pensioneve dhe investimeve, si të vetmet fonde që operojnë në Lek, orientohen drejt obligacioneve me maturim afatgjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.