Treg

Bitcon rritet pas njoftimit se Tesla do ta përdorë përsëri

Elon Musk njoftoi se Tesla mund të  rikthehet  tek Bitcoin nëse kriptomonedha do të  prodhohet në mënyrë  të  pastër pa dëme në  mjedis.

Ai tha se dëshiron që  kriptomonedhat të  përdorin të  paktën deri në  50% energji të pastër. Sipas Qendrës së  Kembrixh për Financat Alternative, momentalisht kriptovalutat prodhohen nga 39% energji e ripërtëritshme.

Nga kjo deklaratë, Bitcoin u rrit me 9% në fundjavë  duke arritur pothuajse 40 mijë  dollarë .

Mesa duket Musk sheh një të ardhme për Bitcoin nëse do të  nisë  përdorimin e energjisë  së  ripërtëritshme, pas kritikave të  vazhdueshme për prodhimin nga lëndët fosile.

Sipas ekspertëve, qëndrimi i Elon jep optimizëm për tregun digjital të  monedhave, lidhur edhe me komentet e bëra në samitin e G7, pro kriptove.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë