Pas datës 1 korrik, të dëmtuarit e aksidentuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara do të mund të kompensohen nga kompania ku janë regjistruar për sigurimet.
Kështu ka vendosur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021” lidhur me ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Të gjitha kërkesat për dëmshpërblim të bëra para hyrjes në fuqi të ligjit do të kompensohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.
Për aksidentet e ndodhura më parë ku të dëmtuarit ankoheshin tek kompania e sigurimit duhet të kalonin fillimisht në Byro.
Pas datës së 1 korrikut, të dëmtuarit do të komunikojë drejtpërdrejtë me kompanitë e sigurimit të tyre pa patur nevojën e Byrosë, duke kursyer kohë dhe punë.
Çdo e dhënë lidhur me aksidentet apo dëmshpërblimet Byroja do t’i kalojë në Regjistrin Elektronik të Dëmeve Fond Kompensim dhe më pas ia dorëzon AMF-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.