Lajme

Numër i ulët rastesh të reja, por rikthehen viktimat e Covid

Pas dy ditësh pa asnjë viktimë nga Covid-19, këtë të premte një person ka ndërruar jetë nga sëmundja, ndërkohë që rastet e reja mbeten sërish të ulta.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit ka kryer 2807 testime, nga të cilat 21 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa një 77-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet aktive aktualisht janë reduktuar në 740 persona, gjysma e të cilëve në Tiranë. 41 prej këtyre rasteve janë të shtruar në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë