Nga një raport i Eurostat mbi pagat mesatare për orë sipas profesioneve në vitin 2018, Shqipëria rezulton me më të ultë, për 2.3 euro në orë. Mesatarja e Bashkimit Europian është 15 euro. Pas Shqipërisë në vendet e rajonit është Serbia me 3.41 euro.
Në Europë, vendet me pagat më të larta janë Zvicra me 56 euro për orë, Norvegjia me 29.8 euro dhe Danimarka me 29.5 euro.

Sipas profesioneve, në Shqipëri, menaxheri është më i paguari me 4.45 euro për orë, 28.6 euro që shtë mesatarja e BE-së. Në vend të parë rezulton Zvicra me 55 euro për orë.
Proesionistët në vendin tonë paguhen me 3.12 euro në orë, nga 21.36 euro që është mesatarja e BE-së.
Profesionet më pak të paguara në Shqipëri janë ato ndihmëse, si pastrues, punëtorë, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit dhe shitjet në rrugë, me 1.48 euro për orë, nga mesatarja e Bashkimit Europian 9.65 euro për orë.
Këto profesione janë më pak të paguarit në vendet europiane, por përsëri paguhem më shumë se një menaxher në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




