Sipas Instat, në Anketimin e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri gjatë vitit 2019 ra me 0.4% krahasuar me vitin 2018 duke arritur në 23%.
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri gjatë vitit 2019 u vlerësua në 170.785 lekë nga 160.742 që ishte një vit më parë.
Në vitin 2019 Instat raporton 659 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në kufirin e rrezikut të varfërisë nga 671 mijë që ishin në vitin 2018.
Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.
Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ose i përjashtimit social gjatë vitit 2019 u vlerësua në 46.2%.
Trendi i rrezikut për të qenë i varfër vihet re në rënie tek grupmoshat 18-64 vjeç dhe ën rritje tek grupmoshat 0-17 vjeç.
Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Mal të Zi (24.5%), Rumani (23.8%), Serbi (23.2%) ndjekur nga Shqipëria (23.0%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (10.1%), Finlandë (11.6%), Sllovakia (11.9%), Sllovenia (12.0%) dhe Hungaria (12.3%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (28 shtete) është (16.8 %).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.