Financa Personale

Rreziku i të qenit i varfër ulet gjatë 2019-s, rritet tek adoleshentët

Sipas Instat, në  Anketimin e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri gjatë vitit 2019 ra me 0.4% krahasuar me vitin 2018 duke arritur në 23%.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri gjatë vitit 2019 u vlerësua në 170.785 lekë nga 160.742 që ishte një vit më parë.

Në vitin 2019 Instat raporton 659 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në kufirin e rrezikut të varfërisë nga 671 mijë që ishin në vitin 2018.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.

Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ose i përjashtimit social gjatë vitit 2019 u vlerësua në 46.2%.

Trendi i rrezikut për të qenë i varfër vihet re në rënie tek grupmoshat 18-64 vjeç dhe ën rritje tek grupmoshat 0-17 vjeç.

Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Mal të Zi (24.5%), Rumani (23.8%), Serbi (23.2%) ndjekur nga Shqipëria (23.0%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (10.1%), Finlandë (11.6%), Sllovakia (11.9%), Sllovenia (12.0%) dhe Hungaria (12.3%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (28 shtete) është (16.8 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë