Lajme

Qëllon gruan me çifte, 64-vjeçari: E ngatërrova me derr të egër

Një 64-vjeçar italian është prangosur nga ana e policisë për plagosjen e bashkëshortes së tij.

Mediat italiane raportojnë se 64-vjeçari nga Salerno u arrestua pasi mbrëmjen e së dielës ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes në kopshtin e banesës së tyre.

Në dëshminë e parë të dhënë para autoriteteve, autori i ngjarjes ka thënë se e ka ngatërruar gruan me një derr të egër, nisur nga errësira.

Saçmet e çiftes e kanë kapur gruan në pjesën e shpatullës së djathtë. Pas marrjes së mjekimit të parë, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet thonë se po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë