Turqia shtoi platformat e tregtisë së kriptomonedhave në listën e firmave të mbuluara nga rregullimi kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në një dekret presidencial të botuar këtë të shtunë, në 1 maj.
Gazeta Zyrtare tha se zgjerimi i fundit i rregullave të vendit që rregullojnë transaksionet e monedhës do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të mbulojë “ofruesit e shërbimeve të aktiveve kripto”, të cilat do t’i nënshtrohen rregullave ekzistuese.
Muajin e kaluar banka qendrore e Turqisë ndaloi përdorimin e aktiveve kripto për pagesa me arsyetimin se transaksione të tilla ishin të rrezikshme. Në ditët që pasuan dy platforma të tregtisë së kriptovalutave me bazë në Turqi u ndaluan nën hetime të veçanta.
Hetimi për njërin prej tyre, Thodex, çoi në burg gjashtë të dyshuar duke përfshirë vëllezërit e motrat e shefit të tij ekzekutiv, Faruk Fatih Ozer, të cilin autoritetet turke po e kërkojnë pasi ai udhëtoi në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




