Lajme

Gjatë të premtes 5.600 vizitorë nga Kosova hynë në Shqipëri

Deri në mesditën e të premtes së 30 prillit në Shqipëri kanë hyrë 5.600 vizitorë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Morinë.  

Punonjësit e sektorit shtetëror në Kosovë kanë 4 ditë pushime me nisjen e muajit maj apo siç e quajnë ato, “muaji i sefasë” dhe me sa duket kanë vendosur t’i shfrytëzojnë nën temperaturat e larta të Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi pak ditë më parë  njoftoi se për qytetarët e Kosovës që hyjnë në Shqipëri nuk ka nevojë për test të shpejtë Covid.

Fundjavën e parë të muajit prill, Shqipërinë e vizituan mbi 40 mijë kosovarë, të cilët shpenzuan mbi 10 milionë euro në vendin tonë, për dy ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë