Lajme

Një akt qytetarie nga Saranda: Përqafim mes dy kandidateve rivale

Një akt qytetarie nga Saranda! Kandidatet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Sarandë kanë dhënë një shembull qytetarie dhe leksioni për klasën politike.

Anila Denaj, e cila është edhe ministre e Financave, është përqafuar dhe ka shtrënguar duart me rivalen e saj demokrate Ina Zhupa, pas numërimit të votave.

Përqafimi i dy kandidateve është shoqëruar me duartrokitje nga aktivistët e pranishëm në qendrën e numërimit.

Partia Socialiste ka rezultuar fituese në bashkinë e Sarandës, pjesë e qarkut të Vlorës, me 52.51 % të votave. Forcë e dytë në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 33.89%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë